8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ia ndërruan valixhen me plot para, ja çka i ndodhi kosovarit në aeroport

Dy kosovarë i ndërruan valixhet rastësisht në aeroportin e Munihut në Gjermani.

Ardita Demi kishte ardhur me djalin e saj nga SHBA-ja në Gjermani. Në aeroport u takua me Akif Krasniqin dhe bashkëshorten e tij, transmeton Gazeta Shneta.

Demi duke qenë e lodhur nga udhëtimi i gjatë nga SHBA-ja, kërkon nga Krasniqi t’ia ruajë valixhen për pak momente dhe në momentin e nisjes së aeroplanit, ata i ndërrojnë valixhet. Krasniqi e ka rrëfyer ngjarjen në emisionin Metropol në RTK Radio. Ai tash po e kërkon Arditën për t’ia kthyer valixhen. “Nuk e di çfarë ka në të sepse nuk e kam kontrolluar. Por kam pa se ka shumë të madhe parash dhe dua t’ia kthej. Unë i kam pasur rreth 1 mijë euro, por ajo kishte shumë më shumë”, deklaroi ai.

Krasniqi thotë se ka pasur disa raste kur ka gjetur para dhe i ka kthyer. Madje ai tha se në një rast i ka kthyer 38 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img