Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, një person ia ka grabitur një qese me para viktimës i cili po shkonte në bankë për deponim.
I njëjti është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është raportuar në polici.
Nuk informohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Bill Klinton, Prishtinë 07.10.220-22:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shkuar në filialin bankar për deponim parash, një person i panjohur i ka marr qesen me para dhe është larguar në drejtim të panjohur.