Një video-montazhë ku Mihrije Braha dukej në krahët e një mashkulli misterioz u shpërnda në rrjetet sociale ditë më parë.
Artisjta e njohur e skenës shqiptare nuk e mori aspak me sportivitet dhe është shprehur e indinjuar me veprimin duke paralajmëruar edhe padi.
Mihrija paralajmëroi padi për shpërndarësit e kësaj video, duke thënë se bashkë me organet kompetente, do i gjejnë ata që po luajnë me emrin e saj.
‘’Keta 2 veta kriminela qe bejne montazha te ketilla do te zihen shpejt dhe te denohen per kete lloj krimi se krim eshte !Normalisht qe une nuk jam ketu dhe sigurisht qe reagoj ! Eshte e tmerrshme ku shkon mendja e zeze e ketyre te mjereve ! Une s kam nevoje per fame o te mjere se jam e famshme ! Asgje qe del prej ketyre plehrave nuk na bene as mua as Naimin as familjen time qe te ndjehemi keq, por per shkak te adhuruesve te sinqert po reagoj duke ju premtuar se bashk me organet e krimit kibernetik kemi me ju gjete juve qe jeni munduar me na fye mua dhe familjen time !
Mihrije Braha & Naim Abazi’’