Derisa e tërë bota po lufton me virusin vdekjeprurës coronavirus e në veçanti Kina, në internet ka filluar të qarkullojë në masë të madhe një video prekëse, ku shihet një çift i moshuar bashkëshortor duke ia mbajtur njëri-tjetrit dorën.
Bëhet fjalë për çiftin rreth të 80-ve, që janë prekur me coronavirus dhe që qëndrojnë të shtrirë me maska mbrojtëse në fytyrë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje të gjithë atyre që patën rastin ta shohin videon, është se dyshja për asnjë moment nuk pranojnë të largohen nga njëri-tjetri duke qëndruar tërë kohën për dore.
I moshuari shihet se si flet diçka dhe mundohet ta inkurajoj partneren e cila me sa duket mezi arrinte të merrte frymë nga gjendja e rëndë shëndetësore.
Kujtojmë që deri më tani mbi 490 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi, si dhe dhjetëra mijëra tjerë janë infektuar. /Telegrafi/
What does a couple mean? Two elderly patients of #coronavirus in their 80s said goodbye in ICU, this could be the last time to meet and greet