Sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë regjisorja dhe ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.
Vdekja e saj e hershme ka tronditur të gjithë, ndërsa reagimet në rrjet kanë qenë të pashmangshme.
Gold AG (Foto: Instagram)
Një të tillë e ka bërë edhe reperi Gold AG, të cilit në takimin e tyre të fundit ia kishte lënë edhe një porosi.
“Herën e fundit kur u pamë në fakultet më the: Më ka porosit një djalë i ri me të pa ishte i sëmurë në spital e shumë po të dojke. Të thashë kur të duash profesoreshë”.
“Por caktimi i Zotit paska qenë që ti sot të ndahesh nga kjo botë kalimtare. Do të mundohem ta gjejë atë djalë e ta çoj amanetin në vend. Zoti të mëshiroftë Buqe”, ka thënë ai.
Burbuqe Berisha (Foto: Facebook)
Berisha theksojmë që ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.