Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka publikuar pamje të Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Suharekës.
Ai ka tentuar të tregojë se si ishte dhe se si u punua ndërkohë aty. Megjithatë, vëmendjen e ka marrë shkrimi i tij në postim, gjë të cilën ia kanë përmendur edhe komentuesit në Facebook.
Fillimisht, ai ka shkruar “si e gjetëm dhe si po e lëmë”, deklaratë kjo në prag zgjedhjesh.
“Si e gjetëm dhe si po e lëmë.” – ka shkruar Çeku.
Më pas, “po e lëmë”, ai e ka zëvendësuar me “si është sot”.
“Si e gjetëm dhe si është sot.
Me këtë seriozitet infrastruktura kulturore nuk është trajtuar asnjëherë më”.