Site icon PrishtinaPress

Ia fshinë videon ku Kurti lëvdon Dejona Mihalin, Mehmetaj: Nuk e fshini nga mendjet e njerëzve

Një video që pati publikuar ditë më parë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit lëvdon Dejona Mihalin, i është fshirë nga Facebook-u gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili beson se kjo u bë pas mobilizimit të madh të qeverisë për t’ia raportuar videon në fjalë.

Pas mobilizimit të madh të Qeverisë me raportime (se punë tjetër nuk kanë) Facebook-u ma fshiu videon ku Albin Kurti e lëvdon fort Dejona Mihalin. O shkatërruesit e shtetit dhe shoqërisë, ju mund ta fshini nga Facebook-u, po nuk e fshini dot nga mendjet e njerëzve. Ju jeni hajdutë që udhëhiqeni nga kryehajduti i Kosovës, Albin Kurti. Krejt Kosova e di, e ju e dini më së miri”, ka shkruar Lirim Mehmetaj.

Exit mobile version