9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

I vuri emrin vajzës së parë Elita, Arif Zyberi: E kam mbajtur të fshehur, nuk doja të ma vidhnin anëtarët e grupit

Solisti Arif Zyberi ka thënë se vajza e tij quhet pikërisht si grupi, Elita.

Artisti i mirënjohur ka treguar “Në Kurthin e Piter Pan” historinë se si e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij për të pagëzuar vajzën e tij të parë me emrin Elita, nga anëtarët e tjerë të grupit.

“Po, unë edhe kur nuk kam pasur fëmijë kam thënë që nëse do të kem vajzë, do ta mbajë emrin Elita, emër që m’i ka ofruar të gjitha këto kënaqësi këto vite. E kam mbajtur në fshehtësi sepse nuk kam dashur që të ma vjedhë ndonjë nga anëtarët e grupit dhe sepse ato kanë pasur vajza para meje.

Unë ja dhashë emrin Elita dhe unë mburrem dhe krenohem me të. Elita është vajza e parë, Aida është vajza e dytë dhe më e vogla është Enisa e cila është këtu me ne. Unë i dua vajzat dhe shyqyr Zotit që janë shëndoshë e mirë dhe të ecin rrugën e vet” ka rrëfyer ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img