7.7 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

I vrari në Prishtinë është familjar i ish-kolonelit të FSK-së: “Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”

I vrari mbrëmë në Prishtinë, është familjar i ish-kolonelit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Afrim Veselit.

Veseli përmes një reagimi në rrjetin social Facebook shprehet se rruga e tij ishte “shtëpi, punë e xhami”.

 

 

“Euu tezak shpirti dritë të baftë. Rruga jote ishte shtëpi punë e xhami. Kur vrasësit vrasin edhe mysafirët në restorant”, shkruan ai.

 

 

Dy personat e dyshuar që lanë të plagosur një person ndërsa një tjetër vdiq nga plagët e marra thuhet se kanë qenë të maskuar.

Njëri nga të plagosurit që nuk mundi t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë është Naser Gashi 62 vjec, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, dyshohet se kishte edhe një therje me thikë në gjoks.

 

 

Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar. Gjendja e tij është stabile.

I plagosuri është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm./Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img