Site icon PrishtinaPress

I vrari Burim Ramaj ishte anëtar i AAK’së së Haradinajt (Foto)

Burim Ramaj i vrarë para pak orësh në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit mësohet se kanë qenë anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Madje ai ka qenë edhe kryetar i Aleancës së të rinjve në këtë vend, që gjindet jo me larg se 700 metra nga kulla e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Siç edhe shihet në njërën nga fotot, i ndjeri mbanë një llogo të partisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në gjoks.
Siç ka raportuar Gazeta Express më parë motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme ndërmjet familjes Ramaj dhe familjes Lushaj.
Deri tani siç ka bërë me dije policia e Kosovës një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe një tjetër është në arrati.
Exit mobile version