12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

I vodhi katër mijë e 200 euro në një shtëpi, arrestohet i dyshuari

Të enjten është arrestuar një person që dyshohet të ketë hyrë në kulmin e një shtëpie në Istog, ku i kishte vjedhur katër mijë e 200 euro.

“Me datën 03.04.2023, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se persona tё panjohur kanё hyrё nga kulmi i shtёpisё sё tij dhe sipas viktimёs iu janё vjedhur para nё shumёn prej tremijë e katërqind (3400) euro dhe njëmijë e dyqind (1200) franga zvicerane”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, tё cilёt e kanё kryer shikimin e vendit tё ngjarjes”.

Policia ka arritur që të enjten ta arrestonte personin që dyshohet ta ketë kryer këtë akt më 27 prill të këtij viti.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 27.04.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se me datёn e lartcekur ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rёndё’”.

“Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img