Një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka raportuar se nga një burrë që e kishte njohur në rrjete sociale i është vjedhur çanta me 400 euro.
Siç bëhet e ditur nga polica, i dyshuari gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes e kishte shkelur viktimën me veturë.
“Fshati Sllatinë, Fushë Kosovë 22.03.2023 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ja kishte vjedhur nga çanta rreth 400 € para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policës.