Site icon PrishtinaPress

I vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë, ky është rrëfimi i Nait Hasanit pasi kthehet

Ish ambasadorit i Kosovë në Tiranë, Nait Hasani ka udhëtuar për në Hagë para disa ditësh për të vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovë, të cilët po gjykohen tash e një vit nga Specialja nën dyshimet pre krime lufte.

Pas kthimit nga Haga, Hasani përmes një status në Facebook ka rrëfyer me fjale prekëse vizitën e tij tek shokët, bashkëluftëtarët e tij, shkruan Insajderi.

Hasani ka thënë se Thaci, Krasniqi, Veseli dhe Selimi po qëndrojnë me akuza të fabrikuara nga një raport politikë e mashtrues i Dick Martit, për trafikim organesh, me të cilin raport të kaluar në asamblen parlamentare të Evropës.

Ne rrëfimin tij , Hasani thotë se Gjykimi atje po bëhet si luftë ofensive e Serbisë, që të dëmtoj vlerat tona jetësore e historike për liri. 

Kjo luftë në Hagë nuk është kundër Hashim Thaqit e të tjerëve, por kundër të drejtës sonë për liri dhe shtet, ka shkruar tutje Hasani.

Rrëfimi i tij i plotë:

Heronjtë e luftës dhe të paqës !

Heronjtë e luftës dhe të paqës jane Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi te cilet sot perbalen me Gjykaten Speciale.
Në burgun e Scheveningenit sot dhe dje takova shokët, bashkëluftëtarët e mi, ushtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjte e luftës dhe të paqes. Ata i takova aty në kthinat e burgut, me një ndjenjë, në kthim në kohë e në vujtjet e mia nëpër burgjet e Serbise. Ata i takova aty me një ndjenjë malli e dashurie, me një ndjenjë respekti e krenarie, me një qëndresë burrërore dhe unike të sakrificës sone historike. Ata aty qëndrojnë me akuza të fabrikuara nga një raport politikë e mashtrues i Dick Martit, për trafikim organesh, me të cilin raport të kaluar në asamblen parlamentare të Evropës, ku dhe u themelua Gjykata Speciale nga presione të jashtëzakonshme të faktorit ndërkombëtar si qëllim politik të zbardhet në këtë gjykatë dëshmia Serbe e trilluar për trafikim organesh.


Por, këta djeme u morën dhe u paraburgosen në Burgun e Hagës dhe pranuan një aktakuzë. Në të cilën në asnjë paragrafë nuk është e thënë dhe e shkruar për trafikim organesh të atij raporti të famshëm të Dick Martit. Po aty, në këtë akuze ka fabrikime të akuzave të prokurorisë Sërbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe më e tmerrshmja eshte se akuzat që neve na kishte vendosur Sërbia, bashkim për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm tashmë e kishte zëvendësuar me terminologji për të luftuar të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emërtimin e famshëm Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Në këtë grup akuzash gjykata speciale ka pranuar nga prokuroria e Sërbisë, akuza të fabrikuara nga gjykimet e të burgosurve shqipëtar nëpër burgje të Sërbisë gjatë viteve 1998-1999. Me këto akuza gjykata speciale ka ngritë aktakuzë për Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo në këtë akuzë përfshin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Zonat e UÇK-së, Brigadat e UÇK-së, Ushtarët e UÇK-së dhe çdo gjë që ka të bëjë me UÇK-në. Me këtë prokuroria Speciale nuk ka ngritë kallzim penal kundër individëve të UÇK-së, sic deklarohet, por kundër UÇK-së dhe vlerave të krijuara nga lufta popullore për liri, çlirim e shtet të pavarur.


Sot, kjo luftë ofanzive e Sërbisë, perpiqet të dëmtoj vlerat tona jetësore e historike për liri, kjo lufte aty ne kete gjykate special nuk eshte kundër Hashim Thaqit e të tjerëve, por kundër të drejtës sonë për liri dhe shtet, kundër aleatëve tanë në luftën tonë të përbashkët për çlirim nga shtypja shekullore e koloniale sërbe. Në këtë betejë në këtë gjykatë ata nuk përballen për veten e tyre, ata përballen me mashtrime, shpifjet dhe akuzat sërbe, për UÇK-së, si ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Në këtë betejë duhet të reagohet si komb në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare e çlirimtare të ushtarëve të rënë në fushëbeteja për liri e shtet, sepse në asnjë kohë të historisë sonë nuk kemi bërë krime ndaj asnjë kombi a pakicë kombëtare. Prandaj duhet të reagojmë si një trup i vetëm të mbrojmë te drejten e lirine tonë nga kjo akuzë monstruoze si ndërmarrje e përbashkët kriminale e përshkruhet nga prokuroria Sërbe dhe miratohet nga prokuroria e gjykatës speciale kundër UÇK-së. Ketu akuzohet e tërë UÇK-ja nga kjo prokurori e gjykatës special, ashtu si i ka përshkruar në paragrafët e akuzës , pra po sulmohet e akuzohet i gjithë populli liridashës qe për një shekull luftoi për liri e çlirim kombëtar.


Në vizitë aty te ta ne qelin e burgut, pash qëndrueshmerin në mbrojtjen e vlerave të krijuara me gjak për lirine tonë në gjithë hapesirën tonë gjeografike, ku dhanë jetën me qindra dëshmorë për liri me UÇK-në dhe secili e shprehte pafajsinë në akuzat e ngritura me shpifje nga prokuroria e gjykates speciale.


Aty ne bashkebisedim e thame se ne kem mundur të jemi të vrarë në çdo kohë në lufte, ne ato sfidat që kemi kaluar gjatë kohës së luftës, dhe të jemi dëshmorë të atdheut, por ata sot, ketu po përballen me padrejtësin dhe shpifjet, mashtrimet e genjeshterat. Por në fund te fundit ata jane te vetedijshem per kete sfide dhe do ta tejkalojne e do te jenë triumfues në këtë betejë historike për kombin, për shtetin, për lirinë tone dhe do te dalin me te forte. Une në fjalet e secilit prej tyre e pash lirine tonë që e gëzojmë ne sot, ne shpirte atyre që ishin në beteja, por edhe të atyre që na sulmonin e ishin kundër luftës sonë, dhe të atyre që na adhuronin e na mbështetshin. Nga këta djeme e nga këto beteja sot e kemi shtetin tone. Nga këta djeme e nga këto luftëra shekullore te histories sone të realizuara me Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës, sot e kem Pavaresin e Shtetit të Kosovës, të mbështetur në luftën tonë të drejtë nga aleatët dhe miqte ndërkombëtarë, Amerikan dhe Bashkimi Evropian e shtetet tjera demokratike.


Këta çlirimtar po qëndrojne sot e nje vit, prapa grilave të burgut në Hagë, të gjykatës Speciale të krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për të mbrojtur dhe njëhere në fushëbetejë tashmë te drejtesise të drejtën tonë për liri e pavare

Exit mobile version