Site icon PrishtinaPress

I vdekuri në Pallat të Drejtësisë, palë e një procedure gjyqësore

Një person rreth moshës 50 vjeçare gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi tha se i ndjeri ishte palë në një procedurë gjyqësore.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar konfirmojmë se dje në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për çështje Civile ka ndërruar jetë një person me inicialet F.Sh., rreth moshës 50 vjeçare i cili ka qenë palë në procedurë në një çështje civile”, tha Gashi, shkruan Zëri.info.

Sipas Gashtit, në bazë të dëshmive nga dëshmitarët e rastit personi i cili ka ndërruar jetë për një moment nuk është ndjerë mirë ku me ç’rast është alivanosur.

“Sipas dëshmitarëve, ai për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur. Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthej në jetë të ndjerin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, ka thënë në fund Gashi.

Exit mobile version