0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

I vazhdohet paraburgimi Ismet Bahtjarit në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Ismet Bahtjarin.

Vendimi është marrë me 28 maj 2024 nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou me anë të secilit vendosi edhe obligime për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Për arsyet e mësipërme, gjyqtari i procedurës paraprake: URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të z. Bahtijari; URDHËRON z. Bahtijari, nëse dëshiron ta bëjë këtë, që të paraqesë parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit deri të premten, 28 qershor 2024 në ora 16:00, me përgjigje dhe kundërpërgjigje pas afatit kohor të përcaktuar në Rregullën 76 të Rregullores; dhe UDHËZON ZPS-në, nëse z. Bahtijari vendos të mos paraqesë asnjë parashtresë brenda afatit të lartpërmendur, të dorëzojë parashtresa në shqyrtimin e radhës të paraburgimit të z. Bahtijari deri të premten, 5 korrik 2024, dhe z. Bahtijari, nëse dëshiron ta bëjë këtë, të paraqesë paraqitjet e tij jo më vonë se e premtja, 12 korrik 2024”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë sërish në theks konstatimet e gjyqtarit të procedurës paraprake në vendimin paraprak për vazhdimin e paraburgimit për Bahtjarin.

Ata gjithashtu kanë pohuar se asnjë masë tjetër nuk mund të zbusë rreziqet që rrjedhin nga ky proces duke e ditur që tashmë çështja është në zhvillim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img