Site icon PrishtinaPress

I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

I është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Sipas këtij vendimi, të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 shkurt.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë  Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”

Të dyshuarit gjenden në paraburgim që nga 26 shtatori.

Exit mobile version