Site icon PrishtinaPress

I tha familjes se do të kryente vetëvrasje, burri gjendet duke jetuar në Greqi

E pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë. Një program televiziv i televizionit publik italian Rai, i cili trajton rastet e personave të zhdukur, gjeti një person: italiani Adamo Guerra, 55 vjeç, ishte zhdukur dhjetë vjet më parë, duke lënë prindërit e tij një letër në të cilën thuhej se do t’i jepte fund jetës.

“Përshëndetje mami dhe babi. Nuk kam shumë fjalë për t’ju thënë, por fatkeqësisht gjërat gjithmonë shkonin keq. Unë do të përpiqem ta bëj këtë hap të fundit në mënyrën e duhur që ju të mos përjetoni dhimbjen e funeralit tim. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund jetës”, kishte shkruar ai në letrën e tij.

Guerra ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të vegjël të cilët u rritën në Imola, në veri të Italisë. Gjatë gjithë këtyre viteve, gruaja e tij vazhdoi ta kërkonte dhe prokurorët konstatuan se ai kishte braktisur makinën e tij në Ankona, ku kishte blerë edhe një biletë traget për në Greqi.

Tani, 8 vjet pas depozitimit të çështjes, një emisar i programit të televizionit publik italian Rai e gjeti burrin, të gjallë dhe krejtësisht të shëndetshëm, në Patras, ku duket se jeton përgjithmonë.

55 vjeçari u përpoq, në fakt, t’i kërkonte transmetuesit ta “harronte” dhe të mos e transmetonte lajmin. Gruaja e tij e pa videon dhe e njohu atë, dhe pavarësisht habisë dhe trishtimit të saj, falënderoi transmetuesit investigativë. “Nuk është burrë, nuk është baba”, ka komentuar ajo në mënyrë karakteristike.

Sipas informacioneve, së fundmi Guerra kishte kërkuar së fundmi me aplikimin e tij që të regjistrohej në regjistrat e shtetasve italianë me banim të përhershëm jashtë vendit.

Exit mobile version