Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në makinë i janë gjetur 20 doza kokaine.
Mediat italiane raportojnë se i riu është ndaluar nga një postbllok në Priorato di Fontanellato, dhe pas kontrollin në automjet, kokaina ishte e fshehur në pjesën e kroskotit.
Në momentin që i është bërë kontrolli, i riu ka shfaqur shenja tensioni dhe nervozizmi dhe nxitim për t’u larguar.
Menjëherë më pas, i riu është dërguar në paraburgim për të pritur më pas masën e sigurisë.