Një person është arrestuar, të shtunën, rreth mesnatës,në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit, në momentin e përplasjes me policinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit, fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.