Qytetarët e Kosovës çdo ditë përballen me qentë endacak të cilët ndër vite vazhdojnë të jenë kërcënim për ta. Në disa raste qytetarët arrijnë t’i shpëtojnë sulmeve të tyre, e në disa të tjera e pësojnë tejet rëndë.
Së fundmi, me sulm nga një qen endacak janë sulmuar pesë persona në fshatin Sfeçël të Podujevës.
Personat që u sulmuan iu kundërpërgjigjen sulmit, duke e goditur qenin me mjete të punës derisa i njëjti ka ngordhur.
Pas lëndimeve, të sulmuarit janë dërguar në Emergjencë ku pranuan ndihmë mjekësore.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut te Përgjithshëm”.