Site icon PrishtinaPress

I shtruar prej javësh në spital, deputeti i PS flet për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Prej disa javësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe problemeve me frymëmarrjen.

Deputeti i PS, Petro Koçi ndërsa ka qenë i ftuar në një emision televiziv u shpreh se ka komunikuar me të birin e Nanos, i cili ika pohuar se gjendja e tij është e stabilizuar.


“Kam komunikuar me djalin e Fatos Nanos dhe më ka thënë se gjendja e tij është stabël. Nuk e kam vizituar në spital sepse mendoj se në gjendjen e tij nuk i bëjnë mirë vizitat e shumta”, tregoi ai ndërsa i uroi edhe shërim të shpejtë.

Exit mobile version