1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

I shpëtuan atentatit para 22 vitesh, tre ish-luftëtarët e UÇK’së kërkojnë zbardhjen e rastit

22 vjet më parë në këtë vend ishte shkrepur një breshëri plumbash.

Cak ishte vetura e tipit “Suzuki” me të të cilin po udhëtonte Sokol Sahiti, Ramush Xhema dhe Faik Muhadini nga fshati Topillë i Komunës së Shtimës.

Atëkohë, më së shumti pësoi Faik Muhadini, i cili ishte plagosur në këmbën e djathtë.

Ai nuk ka dashur të flas publikisht për këtë temë, megjithatë, për mënyrën sesi kishte ndodhur atentati ka rrëfyer kolegu i tij, Sokol Sahiti.

Sahiti thotë se bashkë me Xhemën e Muahdinin kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka dyshime edhe për motivin e atentatit.

Madje Sahiti shprehet se e di kush janë personat që i sulmuan. 

Ai thotë se ata janë të njohur për organet e sigurisë, por që deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Për këtë ai akuzon stacionin policor në Shtime.

Njëjtë sikurse Sahiti, edhe protagonisti tjetër i ngjarjes, Ramush Xhema, po akuzon organet e shtetit për neglizhencë të rastit.

Televizioni për disa ditë radhazi ka pritur për përgjigje nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe nga Gjykata atje, por që të njëjtit nuk kanë dhënë asnjë informacion për hetimet mbi këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img