2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

I shpalluri “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madha vazhdon sulmin ndaj Ramës pas fjalimit në KiE: Ia futi thikën pas shpine Kosovës

Konferencën e përjavshme me gazetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur duke denoncuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës në Stasburg për raportin e Dick Martyt.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se reagimi i Kryeministrit Edi Rama zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndalojnë fushatën poltike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës, të cilin kryedemokrati e quajti “mjet për të maskuar vasalitetin e Kryeministrit Rama ndaj Beogradit”.

“Edi Rama i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në gjithë ekzistencën e atij institucioni.

I bëj thirrje KiE që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika që është në mision kundër kombit të vet.

Së fundmi, Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi për mbrojtje mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës. Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.

Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij ndaj Beogradit”, ka deklaruar Berisha./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img