0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

I shpallur në kërkim nga Policia, Faton Hajrizi shfaqet në Tik Tok: Gjendem jashtë Kosovës, s’kthehem në burg

Faton Hajrizi – njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia. I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga Burgu i Smrekonicës në orët e mëngjesit të së shtunës me një plan të detajuar.

Sinjali mësoi ekskluzivisht planin e tij të arratisjes duke i sjellur disa detaje.

Burimet e Sinjalit bënë me dije se edhe këtë herë, si në ikjet e tij spektakolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët.

Faton Hajrizi dyshohet se u arratis gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.

E i arratisuri Hajrizi, është deklaruar në publik, duke u shfaqur live në “Tik Tok”.

Ai ka treguar për ikjen e tij nga burgu, duke e përmendur si arsye trajtimin jo të ndaj tij –  siç pretendon ai, teksa ka theksuar se ndodhet jashtë Kosovës dhe nuk kthehet në burg.

“Jam larguar nga ai vend se më është bërë zullum në atë vend. Psiqikisht më është bërë zullum, nuk kam mundur më. Në këtë gjendje nuk kthehem më në burg. Aty vuajnë të burgosurit, nuk ipet kushti, nuk trajtohen të gjithë njësoj”, ka thënë ai,

Ai thotë se nuk është ashtu siç e pasqyron policia.

“I falënderoj shumë përkrahësit e mi, edhe ata që bëjnë kritika ju përgjigjna pozitivisht. Nuk jam ai që policia e pasqyron. Unë jam Faton Hajrizi i cili si 14 vjeçar ka qenë në luftë. Unë jam Faton Hajrizi që kam vepruar në veri 2006-2007 për të mirën e këtij vendi. Nuk është normale unë me i mbajt 23 vite burg, 15 vjeçar kam rënë në burg e 40 vjeçar jam sot. Me ardh mbikëqyrësi që në kohën e Serbisë ka qenë oficer e më m’thanë mu qu prej gjumit në ora 09:00, 11:00 e ora 18:00. Nuk është në rregull pse mem provoku ai mua”, thotë i arratisuri nga burgu.

Por s’i kishte ndodhur që ai të ikte nga burgu?

I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë çarçafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.

Në këtë mënyrë, Sinjali mëson se Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë.

Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.

Qendra Korrektuese e Smrekonicës ku Hajrizi vuante dënimin është institucion i tipit të hapur.

Arratisjen e tij e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe ka njoftuar se për këtë çështje është njoftuar Policia dhe janë suspenduar dy oficerë.

Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15-vjeçar.

Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img