Site icon PrishtinaPress

I shkaktoi lëndime të rënda një personit në Kaçanik dhe iku, policia kap të dyshuarin

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një 52 vjeçar A.Z, i cili dyshohet se i shkaktoi lëndime të rënda trupore një personit në Kaçanik, i cili përfundoi në emergjencë nga goditjet që mori. 

I dyshuari pasi ka kryer veprën penale ka ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas ishte arrestuar nga policia.

Me datën 09.09.2023 rreth orës 01:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion, se në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Guri i Zi ‘’ është një rast i lëndimit trupor, ku një person i kishte shkaktuar lëndime të rënda një personit tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari pasi kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

“I dyshuari A.Z ( M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, , me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i rëndë trupor’’”.

Exit mobile version