Site icon PrishtinaPress

I riu rrëfehet nga burgu: Kështu i kryenim grabitjet në Kosovë!

Ekipi i emisionit “Udhëve” ka arritur ta intervistojë prijësin e këtij grupi i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

Ka qenë vetë insistimi i të dënuarit që të mos i fshihet identiteti gjatë transmetimit të emisionit.

Ky është 20 vjeçari  Labinot Gashi nga qyteti i Pejës i njohur me pseudonimin “Mbreti i Rrugës” e që këtë pseodonim thotë se e ka marrë për shkak të kaluarës së tij.

Labinoti ka rrëfyer për disa grabitje që i ka bërë bashkë me grupin e tij.

Ne kemi siguruar video-incizimet e kamerave të sigurisë  për njërën nga këto grabitje që flet ai. Bëhet  fjalë për një grabitje në një barnatore  në qytetin Prizrenit.

Siç shihet edhe në video-incizim personi i cili mbanë  në duar pistoletën është Labinot Gashi ndërsa pjesëtarët tjerë të grupit janë të pajisur me sopata e thika.

 

Exit mobile version