Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.
Viktimë e këtij aksidenti ishte i riu, Besart Hoti.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i ndjeri ishte mërgimtar.
Përkitazi me këtë rast është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.