Site icon PrishtinaPress

I riu në Vërmicë kapet mat nga Policia, hypi në autobus për t’i transportuar rreth 700 gram marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në Vërmicë, ku gjatë kontrollimit në një autobus privat, zyrtarët policorë kanë hasur në një të dyshuar.

Policia tek i dyshuari gjeti substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë afërsisht rreth 700 gram, të cilën po e transportonte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, si pasagjer përmes autobusit privat ishte duke transportuar lëndë narkotike të llojit marihuanë me peshë afërsisht rreth 700 gram”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version