1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

I riu në Prizen tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon mbidozë të qetësuesve

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë.

Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke konsumuar mbidozë ilaçesh.

Burimet brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 21-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak se kishte përdorur një sasi të madhe të qetësuesve.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, por i njëjti është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me gjyshen e viktimës, pasi ky i fundit nuk ka qenë në gjendje që të deklarohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img