Site icon PrishtinaPress

I riu në Mitrovicë futet në sherr me Policinë, i pengon pasi ia dënuan shokun për kundërvajtje në trafik

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku Policia ka ndalur një veturë, shoferi i së cilës kishte thyer rregullat e trafikut.

Kjo i kushtoi të dyshuarit, me ç’rast zyrtarët policorë ia shqiptuan një tiketë për kundërvajtje në trafik.

I revoltuar për gjobën, shokut i shoferit, pasagjeri i dyshuar A.H., është futur në sherr me policët, të cilët i ka penguar, e madje edhe i ka fyer.

Për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Exit mobile version