Site icon PrishtinaPress

I riu në Gjakovë sulmon fizikisht nënën e tij, 59-vjeçarja dërgohet në spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Policia dje ka intervenuar edhe në një familje në rrugën ‘Pashko Vasa’ në Gjakovë, pasi një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

59-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

31-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./PrishtinaPress/

Exit mobile version