I riu Kushtrim Balaj dje ka lënë Kosovën për një jetë më të mirë.
E atë e ka përcjell për mërgim vëllauii tij Ismet Balaj.
Ismeti u shpreh i mërzitur për këtë situatë, pasi theksoi se përveç Kushtrimit në mërgim i ka përcjellur edhe 5 vllezër të tjerë.
Postimi i plotë:
I thyer, i rënduar, i lodhur, i merzitur pas përshëndetjes që ja bana vëllaut tim i cili sot mori rrugën e mergimit.
M’ka ra shumë herë me ba këso përshëndetjesh t’hidhura e deshpëruese.
Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!
Jam mbetë krahthyer, kurr ma i dobët nuk jam ni, kurr ma përtokë nuk e kam pa vetën.
Edhe shtëpin e pashë sot ma të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin.
Rruga e mbarë Kushtrim
Ashtu qysh u nise ti i deshpëruar për në dhe të huaj, njesoj të dëshpëruar e të coptuar me le mua në atdheun tënd dhe timin.!/Prishtinapress/