Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së djeshme të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Sir Alastair King-Smith, i cili tha se planifikohen sanksione edhe ndaj personaliteteve të tjera të rajonit, dhe se ka pasur dëshmi korrupsioni që ka çuar deri të “non grata” e Berishës.
“E vetmja gjë konkrete që përmendet në atë letër për korrupsionin është shtetasi britanik Damir Fazliçi, ish këshilltari im elektoral në ekipin e BGR në zgjedhjet e vitit 2005, të cilin sipas letrës, unë e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolën prova inkriminuese” ka shkruar Berisha.
Sipas tij, kjo situatë përbën “një skandal të rëndë dhe akt të mirfilltë korruptiv që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverisë më të korruptuar dhe inkriminuar të Evropës”.
Kjo është letra e plotë e tij:
Leter e hapur drejtuar Ambasadorit te Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Sir Alastair King-Smith.
Shkelqesia Juaj!
Dje, ambasda e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane qe ju drejtoni reagoi ndaj deklarates time per shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Ne mungese te fakteve, ne vend te ndjeses publike, ne kete reagim mbrohen shpifjet vulgare te letres ne emer te sekretarit te brendeshem ne te cilen une akuzohem per korrupsion dmth perdorimin e pushtetit per pasurimin tim dhe te rrethit tim per te cilat nuk keni sjelle dhe nuk do te mund te sillni kurre asnje prove dhe fakt te vetem per arsyen e thjeshte se nuk ekzistojne.
E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazliçi, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.
Ne fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlliç per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike. Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme.
Ndaj, desheroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazliç, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?
Nese Fazliç eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?!
Absurde, per te thene me te pakten!
Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjelle asnje argument.
E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi.
Me kete rast, ju ve ne dukje se perdorimi per te me akuzuar mua per korrupsion i emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, perben nje fyrje per çdo shqiptar, çdo britanik, çdo europian, çdo amerikan dhe per çdo qytetar te botes qe beson ne presumimin e pafajsesise, parim ky i sanksionuar qe nga Carta Magna, dhe pas saj, ne te te gjitha dokumentat e tjera nderkombetare per te drejtat e njeriut por qe ju ja mohoni nje qytetari te vendit tuaj me qellim shpifjen ndaj nje personi tjeter.
Kjo perben nje skanadal te rende dhe akt te mirfillte korruptiv qe ka per qellim final te zgjase ditet e qeverise me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. Me kete rast, dua t’ju siguroj ju dhe qeverine e Madherise se Saj per te cilen ruaj respekt te vertete, se me te gjithe mundesite e mia modeste, nuk do resht se luftuari per te bindur shqiptaret se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votes jane armiqte e lirise, demokracise, dinjitetit dhe te ardhmes se tyre.
Shkelqesia Juaj, nuk po ndalem te komentoj akuzen tuaj politike per lidhjet e mia me krimin pa sjelle asnje fakt pasi per kete flet shume me gjate e me thelle heshtja juaj per rekordet me te zeza te narkoqeverise qe po zbras Shqiperine me shume dhe me shpejt sesa nje lufte. Por, ju bej me dije se jeni zyrtari i pare ne bote qe e thoni nje gje te tille dhe se akuza te tilla nuk jane artikuluar ndonjehere as nga kundershtaret e mi, lidhjet e te cileve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo dite.
E mbyll kete leter me lutjen dhe kerkesen time per shkelqesine tuaj, Ambasador King Smith dhe qeverine e UK, qe çdo prove, fakt apo dokument qe dispononi apo qe mund te siguroni nga kushdo ne bote, ti paraqisni prane gjykatave shqiptare ose britanike.
Me konsiderate,
Sali Berisha