-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I privilegjuari i MPJD-së me alkool në zyre rekomandohet nga Gërvalla për Konsull në kundërshtim me rekomandimin e komisionit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po vazhdon shkeljet në këtë ministri. Përkundër se komisioni kishte rekomanduar dërgimin e diplomates Fatmire Musliu si Konsulle e Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Hamburg të Gjermanisë, Gërvalla kokë në vete e ka bërë një tjetër rekomandim.

Ajo e ka rekomanduar “shërbëtorin” e saj Mizbah Mustafën për këtë pozitë, i cili e ka një lidhje jo shumë të afërt familjare me zëvendësin e Gërvallës, Kreshnik Ahmetin.

Se është njeri i devotshëm i udhëheqësve të MPJD-së e dëshmon edhe kjo foto, ku shihet i privilegjuar me shishe të alkoolit në zyre.

Rekomandimin e saj Gërvalla ia ka dërguar presidentes Vjosa Osmani.

Demokracia.com ka siguruar dokumentin që ia ka rekomanduar Osmanit.

“E nderuara Presidente Sh. S. Znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Me këtë letër, dëshiroj të shpreh nderimet e mia të larta për Ju dhe për kontributin Tuaj të shquar në shërbim të vendit tonë”, thuhet në letrën e Gërvallës të dërguar më 15 korrik, para përballjes publike në mënyrë fëmijërore me këngët e Dafina Zeqirit.

Në vendim thuhet se duke u mbështetur në nenin 22 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, nenin 7.10 të Ligit Nr. 03/1-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-207, me kënaqesi rekomandoj z. Mizbah Mustafa për emërimin si Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, Republika Federale e Gjermanisë.

“Z. Mizbah Mustafa, gjatë vlerësimit të kualifikimeve dhe përvojës së tij, ka demonstruar që plotëson të githa kriteret ligiore dhe profesionale për të përfaqësuar me dinjitet dhe efikasitet vendin tonë në këtë detyrë të rëndesishme diplomatike”, thuhet tutje.

Demokracia.com merr vesh se në këtë pozitë nga komisioni ishte rekomanduar diplomatja Fatmire Musliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img