Site icon PrishtinaPress

I preu gishtin foshnjes së porsalindur, mjekja përballet me pezullim nga puna

Një mjeke është suspenduar nga puna dhe përballet me akuza të rënda, se i ka prerë gishtin, pa dashje një foshnje të porsalindur.

Ngjarja ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup dhjetë ditë më parë. Për këtë ngjarje kanë dhënë shpjegim edhe nga Klinika.

”Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetikë – Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjës gjatë lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi” , thonë nga Klinika e Gjinekologjisë – Shkup.

Nga Klinika nënvizojnë se infermierja është pezulluar nga puna. Komisionit Disiplinor ka vendosur masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrimin e vendit të punës.

Exit mobile version