Site icon PrishtinaPress

I premtoi që do martohet me të, arrestohet i dyshuari në Malishevë që ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij

Një grua në Malishevë ka raportuar se që nga 5 prilli ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte.

Ajo ka thënë se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për veprat penale “Dhunim” dhe “Sulm”.

“DHUNIM /SULM- Malishevë 05.04.2023 – 13:40. Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

 

Exit mobile version