Site icon PrishtinaPress

I prangosur në veturë të policisë, publikohet fotografia e parë pas arrestimit të 21 vjeçarit që dyshohet për sulmin masiv në Serbi

Urosh. B, i dyshuari për sulmin në Mlladenovc në Serbi ku mbetën të vrarë 8 persona dhe 14 të plagosur, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi kishte ikur nga policia për më shumë se tetë orë.

Pjesëtarët e MPB-së, pas një kontrolli të gjerë e kanë arrestuar 21 vjeçarin.

“Ai dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 me armë zjarri. Policia po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton MPB.

MPB-ja ka publikuar fotografinë e parë të të arrestuarit. Ai shihet në makinën e policisë  me duart e lidhura me pranga pas shpine, transmeton Reporteri.

Kjo është vrasja e dytë masive në Serbi këtë javë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, kur i mituri K.K. vrau me armë tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese.

Exit mobile version