1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

I përfundon mandati në Beograd, diplomati Haxholli thotë se ndodhet në procesin “phase out”

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka njoftuar se i ka përfunduar mandati i tij si sekretar i kësaj zyre.

Haxholli përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ai aktualisht është në fazën e “phaze out” dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është largimi i gjësendeve nga zyra e tij.

“Më lejoni t’ju informoj se, me iniciativën për përfundimin e mandatit tim katërvjeçar në Beograd/Serbi, jam në procesin e ashtuquajtur ‘phase out’, dhe e vetmja gjë që më mbetet të bëj këto ditë, është tërheqja e gjësendeve personale dhe dorëzimi zyrtar i detyrës aktuale për të marrë detyrën e re në MPJD”, ka shkruar ai.

Haxholli njofton se tash e pas do të jetë pjesë e MPJD-së.

“Pas përfundimit të mandatit, ashtu siç kam bëra para se të filloja, në Serbi mund ose do të hyj/a vetëm nëse ky vend dhe kjo shoqëri e pranojnë zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Sidoqoftë, deri atëherë mund të kem arritur në moshë të thyer dhe kalimin tranzit drejt Evropës do të më duhet ta bëj përmes rrugëve më të mira dhe peizazheve më të bukura bregdetare, siç janë Mali i Zi apo Kroacia”, ka shkruar tutje Haxholli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img