Brazili është goditur ditët e fundit nga një valë i nxehti, i cili nuk ishte regjistruar në vend prej shumë vitesh, dhe që ngre edhe njëherë alarmin për ndryshimet klimaterike me ritme të shpejta që po pëson planeti ynë.
Mëngjesin e së dielës, Rio de Janeiro vendosi rekordin e temperaturës, ku termometri shënoi 62.3 gradë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që kur filluan matjet.
Meteorologët parashikojnë se i nxehti përvëlues do të vazhdojë të paktën deri të mërkurën, dhe për këtë arsye qytetarëve iu kërkohet që të shmangin lëvizjet e panevojshme.