-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

I nxehti afrikan ende prezent në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në 34°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Deri të premten, sipas IHMK-së do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

E marte- Mot me diell dhe vranesira të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

E merkurë – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.

Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img