-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I ngujuar brenda zyrës, Lulzim Hetemi del pak në dritare

Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviqit është kapur sot teksa po shikonte nga dritarja e komunës situatën që është duke ndodhur tash e 16 ditë, e ku ai ka mbetur i ngujuar. Për sigurinë e tij është duke u kujdesur KFOR-i e Policia e Kosovës, ndërkohë që protesta nga serbët lokal po vazhdon.

Sot Hetemi ka pritur në vizitë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili në përpjekjen e parë gjatë ditës së premte, ishte kthyer mbrapsht.

Hetemi gjatë ditës së dielë ka marrë edhe një telefonatë nga kryeministri Albin Kurti, derisa siç ka treguar shefi i Qeverisë gjatë bisedës të dy kanë treguar shqetësimin për njëri-tjetrin se mos po dorëzohet njëri apo tjetri.

“E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë , prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, ka deklaruar Kurti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img