Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka akuzuar reperin Gold AG për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pas denoncimit që ia ka bërë atij në nëntor të vitit 2014 ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, njëherësh ambasadore e Kosovës në Itali.
Edhe pse kënga e tij është fshirë nga Youtube pas denoncimit, prokuroria nuk është mjaftuar me kaq, duke ngritur aktakuzë ndaj reperit nga Presheva.
Por duket se Gold AG, nuk i ka bërë fort përshtypje kjo aktakuzë, ai nuk ka reaguar fare, bile ka paralajmëruar koncertin e tij të radhës që do ta mbaj në Lipjan, shkruan Magazina.al
Ai sonte pritet të mbaj mbrëmjen e radhës muzikore, duke paralajmëruar këtë ngjarje në rrjetet sociale.