1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

I ngrihet aktakuzë ministres Hajdari për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit, ministre e Industrisëz, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për veprën penale  “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare” .

Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në konfirmimin e saj.

Për këtë vepër penale parashihet gjobë dhe burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img