Telashet me shkallët e avionit duket se nuk kanë fund për presidentin amerikan Joe Biden.
80-vjeçari për pak sa nuk u rrëzua ndërsa po ngjitej shkallëve për t’u futur në aeroplanin presidencial të njohur si Air Force One dhe natyrisht se edhe kësaj radhe kjo nuk i shpëtoi objektivit të kamerave.
Lideri amerikan nuk ishte i shoqëruar nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret e as nga Zonja e Parë, pavarësisht distancës së madhe mes shkallëve, kurse incidenti ndodhi derisa po bëhej gati të largohej nga baza ajrore Maxwell në Montgomery të Alabama.
E mjaftoi kjo që t’i ndodh dhe pamjet të bëhen sërish virale, për shkak të historisë së tij me shkallët.