Site icon PrishtinaPress

I moshuari në Obiliq e rrah bashkëshorten e tij, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.

Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Obiliq, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj 68-vjeçar, përpos dhunës psikike, e ka sulmuar edhe fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, i moshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’./PrishtinaPress/

Exit mobile version