1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

I mori tri infuzione para seancës, deputetja e AAK-së rrëfen ngjarjen interesante

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka treguar një ngjarje para se të betohej për herë të parë si ligjvënëse e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se në seancën ku ishte e paraparë që ta bënte betimin si deputete, i kishte marrë tre infuzione.

Sipas saj, krejt kjo ndodhi si pasojë e lodhjes gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, të mbajtura më 2021.

“Është interesante se kam qenë shumë keq, një ditë përpara i kam marrë tre infuzione, edhe jam çu në pesë të mëngjesit, burri ma ka vendos infuzionin dhe jam nis për seancë me bo betimin edhe ndoshta pak prej emocioneve, kam qenë shumë e lodhur. Fushatat janë tepër të rënda dhe u dorëzova. Pastaj dola në seancë e dhashë fjalimin”, tha ajo në ATV.

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img