Mbrëmë në fshatin Zaskok të Ferizajt, një i mitur ka ther me thikë një person.
Në ora 22:30 në fshatin Zaskok të Ferizajt një i mitur ka ther me thikë një person, shkruan prishtinapress.eu
Policia e Kosovës ka njoftuar se në emergjencën e spitalit rajonal të këtij qyteti ka kërkuar tretman mjekësor, e që sipas mjekut kujdestar ai ishte i therur me thikë.
Sipas Policisë, viktima pas trajtimit fillestar mjekësor është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.
I mituri i cili ka therur me thikë këtë person është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit ai është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes.