1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

I mituri ther aksidentalisht me thikë shokun e tij në shkollën ‘Eqrem Çabej’ në Prishtinë

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit. Jo rrallëherë shkaktohen incidente si pasojë e përdorimit të tyre, sidomos në institucionet arsimore, raporton Gazeta Sinjali. 

Një rasti i tillë ka ndodhur sot në shkollën e mesme “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ku një person i mitur ka mbetur i therur me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari ka qenë duke manovruar me mjetin e mprehtë dhe për pasojë e ka therur shokun, por është lënduar edhe vet.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rrjedhojë palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi që palët e përfshira kanë deklaruar janë shokë mes vete dhe nuk kanë pasur probleme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të iniciohet rasti për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img