Site icon PrishtinaPress

I mituri sulmohet në mes të rrugës nga një i panjohur në Prizren, Policia nis hetimet

Rrahjet mes të rinjve në vendin tonë kanë marrë përmasa shqetësuese. Vazhdimisht raportohet për përleshje të dhunshme të cilat shpesh herë kanë përfunduar tragjikisht.

Në spital ka përfunduar së fundi edhe një person i mitur nga fshati Lubizhdë e Prizrenit.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se është sulmuar fizikisht nga një person.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe si rrjedhojë viktima ka dhënë dëshminë e tij në praninë e prindit të tij.

Sipas të miturit, derisa po ecte në rrugën e fshatit, një person i panjohur për të e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar./PrishtinaPress/

Exit mobile version