1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

I mituri në Podujevë kërcënon motrën e tij me thikë, intervenon Policia

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një vajzë nga fshati Shajkoc i komunës së Podujevës, pasi vëllai i saj dyshohet se e ka kanosur seriozisht.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e saj, e cila ka thënë se pas një konflikti verbal, i mitur e ka kërcënuar me thikë.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga veprimet e 17-vjeçarit, viktima ka denoncuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim që i dyshuari të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img